Tre trajnerët e nominuar nga FIFA për më të mirin e vitit (FOTO)
FIFA i ka publikuar emrat e tre trajnerëve finalistë, në garën për trajnerin më të mirë të vitit 2015.

Sport
Luis Enrique i Barcelonës, Pep Guardiola i Bayern Munichut dhe Jorge Sampaoli , selektori i Kilit, janë të nominuarit për trajnerin e vitit.
Enrique e fitoi tripletën me klubin katalunas dhe i ka gjasat më të mëdha për ta fituar këtë çmim.
Guardiola u shpall kampion në Bundesligë me Bayernin ndërsa Sampaoli e fitoi Kupën e Amerikës me KIlin.