Tre të vdekur dhe 288 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.
Sipas ministrisë, në spitalet COVID janë të shtruar 280 qytetarë të infektuar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 10,705 .
Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve në total është 19,445, nga të cilët 8260 janë raste aktive, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 480.
COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480. /Tch