Tre të tjerë të vdekur në Everest mes ‘trafikut’ pranë majës
Vdekje të reja në majen e Everestit.
Bota
Tre alpinistë të tjerë kanë vdekur në malin Everest, duke shtuar numrin e të vdekurve në shtatë në një javë – më shumë se shifra totale për të gjithë vitin e kaluar.
Të tre vdiqën nga rraskapitja duke zbritur të enjten, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Lajmi vjen në mes të bllokimit të trafikut në afërsi të majës pasi numrat rekord të alpinistëve bëjnë kthimin, përkundër thirrjeve për të kufizuar numrin e lejeve të ngjitjes.
Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11,000 dollarë secila për sezonin e ngjitjes së pranverës në kulmin më të lartë të botës.
Dy alpinistë indianë – Kalpana Das, 52 vjeç dhe Nihal Bagwan, 27 vjeç – vdiqën duke zbritur të enjten. /Lajmi.net/