Aksident i rëndë në Livoç të Gjilanit (Foto)

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Livoç të Gjilanit

Lajme

02/02/2016 10:49

Tre persona janë lënduar në një aksident në magjistralen Gjilan- Ferizaj, në dalje të fshatit Livoç i Ulët.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi të aksidentit në të cilën shihen ekipet e zjarrfikësve duke intervenuar në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi për KALLXO.com se tre persona kanë marrë lëndime nga ky aksident në të cilin janë përfshirë një veturë Golf dhe një ‘kombi’.

“Tre persona janë lënduar, dy vozitës dhe një pasagjer i veturës Golf ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha”, tha Hashani.

Ai dha vlerësimet e para se përse ka ardhur deri te aksidenti.

“Besohet se aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës pasi që ka pasur ngrica në mëngjes”, tha ai.