Tre të akuzuarve u vërtetohen dënimet me burgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara me 25.10.2016,  ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.A., I.R. dhe A. Xh.

Lajme

08/12/2016 13:30

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari A.A. është gjetur fajtor për veprat penale: Mundësim i prostitucionit dhe Shpëlarje e parave në bashkëkryerje, për çka është dënuar 6 vjet burgim dhe 50 mijë euro gjobë.  Për të njëjtat vepra janë gjetur fajtor edhe dy të akuzuarit tjerë I.R. dhe A .Xh., të cilët janë dënuar, secili me nga  tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë.

Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, të akuzuarve po ashtu u është konfiskuar përhershëm, pasuria e cila është vërtetuar se është fituar në mënyrë te kundërligjshme, e që kap një vlerë afro 1.5 milion eurove.