Tre super yjet që mund ta zëvendësojnë Ronaldon në Real Madrid

Real Madrid ka identifikuar tre emra për zëvendësues të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Sport

11/07/2018 07:27

Real Madrid ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez i dha fund aventurës nëntëvjeçare në Santiago Bernabeu duke arritur marrëveshje për transferim në Juventus.

“Marca” shkruan se “Los Blancos” tashnë kanë identifikuar tre emra për pasardhës të Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mbetet objektivi kryesor i Real Madridit.

Por, kandidatë janë edhe sulmuesi i talentuar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe mesfushori ofanziv i Chelseat, Eden Hazard. /Lajmi.net/