Tre shtetas nga Shqipëria, aksidentohen në Ceralevë

Tre shtetas të Shqipërisë janë lënduar rëndë në një aksidenti në Grykën e Caralevës në Shtime. Të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

Lajme

05/02/2016 12:30

Policia e Kosovës jep detaje të aksidentit “ shtetasi i Shqipërisë me veturën e tij Mercedes, është aksidentuar duke humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në një hendek”, raporton lajmi.net.

Si pasojë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë meshkuj shqiptarë shtetas të Shqipërisë. /lajmi.net