Tre punëtorë të KEDS-it arrestohen për ryshfet

Në rrugën “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti, janë arrestuar tre të dyshuar,  punëtorë të KEDS-it, pasi janë kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 200 eurosh nga një qytetar në emër të një borxhi për energji elektrike, njofton Policia e Kosovës.

Lajme

01/02/2015 13:43

Njëri nga të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar për në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, i kontaktuar nga Indeksonline për këto arrestime, ka thënë se KEDS-i nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të ndodhin raste të tilla, duke shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e rendit sa herë që do të jetë e nevojshme.

KEDS e ka paraqitur rastin në Polici me të kuptuar që punëtorët kanë pranuar ryshfet.

Të tre të arrestuarit kanë marrë ryshfet nga disa familje, të cilat kanë vjedhur energjinë elektrike.