Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre automjete. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se përveç personave të lënduar janë shkaktuar edhe dëme…

Lajme

05/12/2024 10:59

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre automjete.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se përveç personave të lënduar janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.