Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në rajonin e Pejës.

Lajme

02/12/2021 08:01

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu është bërë e ditur nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Pavlan të Pejës një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”./Lajmi.net/