Tre persona sulmojnë një tjetër me shkop bejsbolli

Tre meshkuj në Rahovec kanë sulmuar një mashkull tjetër me shkop bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

14/06/2015 15:19

Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, që viktima pati me njërin nga sulmuesit, raporton lajmi.net.

Policia raporton se të dyshuarit më pas i kanë dëmtuar viktimës edhe parafangon e veturës.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.