Tre persona prangosen në Mitrovicë të Veriut, u përleshën pas një mosmarrëveshje
Tre persona janë prangosur të hënën në Mitrovicë të Veriut nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë. “Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar…
Lajme
Tre persona janë prangosur të hënën në Mitrovicë të Veriut nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas policisë, bëhet fjalë për dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë.
“Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.