Tre muaj nga vrasja e Ivanoviqit, O’Connell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O'Connell ka kujtuar se tashmë kanë kaluar tre muaj nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/04/2018 14:52

O’Connell thotë se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra me 16 janar 2018, para selisë së partisë që ai e udhëhiqte, në Mitrovicën e veriut. /Lajmi.net/