Tre milion fëmijë në Francë jetojnë në varfëri
UNICEF në raportin e tij të fundit ka bërë të ditur se Franca nuk i respekton të drejtat e tre milionë fëmijëve që jetojnë në varfëri, më shumë se 30.000 të pastrehë, 9 000 jetojnë në kasolle të improvizuara dhe 140.000 çdo vit mbesin jashtë sistemit shkollor.

Bota
Michel Barzak, nga dega e UNICEF-it në Francë, ka thënë se raporti tregon një gjendje alarmante, dhe ata i bëjnë thirrje autoriteteve që urgjentisht të ndërmarrin masa për të trajtuar fëmijët në mënyrë adekuate, raportojnë mediat franceze, transmeton lajmi.net.
Midis viteve 2008 dhe 2012, vlerësohet se 440 000 fëmijë dhe familjet e tyre ranë nën nivelin e varfërisë në Francë.
Sipas këtij raporti, në varfëri jetojnë tre milionë fëmijë, apo cdo i pesti fëmijë në Francë.
“Sigurisht, për një fëmijë është më mirë nëse lind në Francë se sa në plotë vende tjera të botës, por vendi ynë duhet të kujdeset më shumë për fëmijët që nuk jetojnë në kushte të mjaftueshme të mirëqenies”, ka thënë Michelle Barzak. (lajmi.net)