“Tre Luanët” e “kafshojnë” edhe Ukrainën, marrin fitoren e dytë në kualifikime për Evropian

Kombëtarja e Anglisë e ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Tre Luanët” triumfuan 2:0 kundër Ukrainës në stadiumin “Ëembley” në Londër, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Harry Kane e zhbllokoi rezultatin pas 37 minutave lojë me një gol nga afërsia. Vetëm tre minuta më…

Sport

26/03/2023 18:56

Kombëtarja e Anglisë e ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Tre Luanët” triumfuan 2:0 kundër Ukrainës në stadiumin “Ëembley” në Londër, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Harry Kane e zhbllokoi rezultatin pas 37 minutave lojë me një gol nga afërsia.

Vetëm tre minuta më vonë, goditjen e dytë Ukrainës ia dha Bukayo Saka me një super-gol nga distanca.

Ekipi kombëtar anglez vazhdoi me dominim edhe në pjesën e dytë, por gola më nuk pati dhe kësisoj morën një tre pikësh të ri në grup.

Anglia tani ka gjashtë pikë në dy përballje të zhvilluara, tri më shumë se Maqedonia e Veriut.

Ukraina është e fundit me zero pikë, aq sa ka Malta dhe Italia që sonte e luajnë takimin e vlefshëm për këtë grup./Lajmi.net/