Tre lojtarët që i kërkojnë Juventus dhe Barcelona

Jventus dhe Barcelona, duket se do të futen fuqishëm në tregun e verës 2019.

Merkato

04/12/2018 12:19

Juventus dhe Barcelona, dëshirojnë të bëjnë një revolucion në skuadrat e tyre, andaj tashmë kanë disa shënjestra.

‘Zonja e Vjetër’ dhe skuadra katalonase dëshirojnë të bëjnë tri transferime gjigante në afatin e verës së ardhshme, pasi në këtë janar nuk dëshirojnë të bëjnë ndonjë lëvizje gjigante, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona dhe Juventus, janë të interesuar në transferimin e tre lojtarëve si, Paul Pogba (Manchester United), Matthjis de Ligt (Ajax) dhe Adrien Rabiot (PSG).

Që të tre lojtarët duan të largohen nga skuadrat e tyre aktuale, ndërsa torinasit dhe katalonasit, duhet ta hapin arkën e tyre.

Nga këta tre lojtarë, vetëm dy do të transferohen te Juventus ose Barcelona. /Lajmi.net/