Tre kandidatët e futbollistit më të mirë të ri

Dyshja e Francës, mesfushori Paul Pogba e qendërmbrojtësi Raphael Varane, së bashku me talentin e Holandës, Memphis Depay janë kandidatë për çmimin e futbollistit më të mirë të ri në Botëror.

Sport

11/07/2014 21:47

FIFA ka zbuluar emrat e tre futbollistëve që do të jenë në garë për qmimin e lojtarit më të mirë të ri në Kampionatin botëror në Brazil.

Qendërmbrojtësi i Francës, Raphael Varane, së bashku me mesfushorin e Trekolorëve, Paul Pogba dhe talentin e Holandës, Memphis Depay, janë inkuadruar në mesin e tre finalistëve për çmimin në fjalë.

Në mesin e një numri të konsiderueshëm të futbollistëve të rinj që janë paraqitur në Kampionatin botëror, Komisioni Teknik i FIFA-s kë përzgjedhur këta të tre për qmimin e më të mirit.

Kush do të shpallet fitues? Mbetët të shihet.

Kandidatët: Memphis Depay (Holandë), Paul Pogba (Francë), Raphael Varane (Francë).