Tre futbollistët që i kanë thënë tashmë ‘PO’ Contes

Antonio Conte i ka prezantuar listën e tij të blerjeve Marottas dhe Ausilios, dhe në krye të listës janë nënvizuar tre emra, ai i Lukakut, Dzekos dhe Barellas sipas Gazzetta dello Sport.

Sport

24/06/2019 21:18

Të tre lojtarët thuhet se tashmë kanë rënë dakord të bashkohen me Interin, por do të jetë një rrugë e gjatë të arrihet marrëveshja me ‘Nerazzurët’.

Çështja me të tre është se Marotta dhe Ausilio ende kanë nevojë të gjejnë marrëveshje me klubet e tyre përkatëse, përcjell lajmi.net.

Manchester United, Roma dhe Cagliari janë të gjitha duke iu rezistuar ofrimit të marrëveshjeve të Interit deri më tani, pavarësisht nga lojtarët që e kanë bërë të ditur se ata duan të bashkohen me projektin e Conte te ‘Zikaltrit’.

Duket se menaxheri ka ‘tërhequr’ tre lojtarët, të cilët kanë treguar se cilësitë e tij [Contes] janë faktori vendimtar në vendimin e tyre për t’u bashkuar me klubin.

Kështu shpresë mbetet te Interi që ata do të arrijnë të nënshkruajnë me çdo kërkesë të strategut italian, në mënyrë që t’i bëjnë ballë Juventusit në Serie A. /Lajmi.net/