Tre deputetë të rinj u betuan në Kuvend

Hatim Baxhaku, Xhavit Uka dhe Xhafer Tahiri kanë dhënë betimin sot si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë zëvendësuar Lutfi Hazirin, Imri Ahmetin dhe Sali Asllanajn.

Lajme

26/12/2013 09:40

Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë me tre deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Tre deputetët e mëhershëm të kësaj partie kanë marrë postet në krye të komunave të Gjilanit, Lipjanit dhe Suharekës, prandaj me vendim të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ata janë zëvendësuar sot.

Tre deputetët kanë bërë sot betimin në Kuvend.

Hatim Baxhaku ka marrë ulësen e deputetit në vend të Lutfi Hazirit i cili është zgjedhur Kryetar i Gjilanit.

Xhavit Uka ka marrë ulësen e deputetit në vend të Imri Ahmetit i cili është zgjedhur Kryetar i Komunës së Lipjanit.

Xhafer Tahiri ka marrë ulësen e deputetit në vend të Sali Asllanajt i cili është zgjedhur Kryetar i Komunës së Suharekës.