Tre avionë ushtarakë F16, stërvitje në qiellin shqiptar

Në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror, në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë, u zhvillua këtë të martë fluturimi stërvitor “Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.

Lajme

20/08/2019 16:00

Fluturimi u krye në bashkëpunim me CAOC – Torrejon, Spanjë nga pala greke.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte standartizimi i veprimeve luftarake të formacioneve fluturuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme sipas skenarëve të paracaktuar.

Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje./vizionplus