Tre akuza ndaj personit që ngujoi vetën, gruan dhe vajzën

Një 56-vjeçar, banues në lagjen nr. 1 të Roskovecit, i identifikuar si Kozma Kola, ka mbajtur të mbyllur në banesë për dy muaj bashkëshorten e tij L. Kola, 54 vjeç, dhe vajzën, U. Kola,7 vjeçe.

Lajme

03/03/2016 11:05

Mësohet se anëtarët e kësaj familje vuajnë nga probleme mendore, ndërsa Shërbimi Social pranë Bashkisë kishte shkuar vetëm ditën e djeshme pranë familjes për të gjetur një mundësi ndihme për fëmijën e tyre, pasi prej dy muajsh kjo familje nuk kishte energji elektrike, por kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit.

Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sëpatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë, shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Në dosjen që Policia përgatiti për prokurorinë janë vendosur akuzat për plagosjen e policit dhe kundërshtim të tij por asnjë akuzë nuk është ngritur për faktin që burri ka mbajtur të mbyllur në banesë gruan e tij dhe vajzën 7 vjeçe. Referuar të dhënave të policisë Specialistët për krimet në Komisariatin e Fierit, arrestuan në flagrancë -Kozma Kolën, 56 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar punonjësit e bashkisë dhe shërbimet e policisë për të hyrë në banesën e tij, të cilët do të nxirrnin nga banesa bashkëshorten  dhe vajzën e tij 7 vjeçe, të cilat i mbante të mbyllura në banesë për një kohë prej dy muajsh.

Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sëpatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë,shtetasi L.S. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, ndonëse personi që ndaj tij janë ngritur tri akuza është me probleme mendore. Në fakt rasti i familjes Kola është bërë publik edhe në media disa ditë më parë por asnjë instancë nuk është marrë për të shkuar në shtëpinë e të “ngujuarve”. Madje rasti i rrallë i këtij vetëngujimi mësohet se dihej nga mbarë banorët e lagjes së cilës i përkisnin familja Kola, por sërish nuk është bërë asgjë për të derisa ditën e djeshme policia ka shkuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën që prej dy muajsh mbante të mbyllur një burrë, një grua dhe një fëmijë të mitur dhe që askush nuk dinte asgjë se çfarë ndodhte pas asaj dere që të krijonte përshtypjen se përtej saj gjendej një kasolle bagëtish./shekulli