Trasnformimi i FSK-së në Ushtri, vështirë pa votën e minoriteteve

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri pakon ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Lajme

02/03/2015 08:12

Ai ka deklaruar se amendamentimi i Kushtetutës dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend.

Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 e minoriteteve, sidomos atyre serbë.

“Gjithsesi, njëri prej vështirësive kryesore në këtë proces është sigurimi i votave të 2/3 të deputetëve nga radhët e minoriteteve (sidomos atyre serbë, përndryshe deputetët e pakicave joserbe janë deklaruar pro këtyre amendamenteve), për amendamentimin e Kushtetutës dhe aprovimin e draftligjit”, ka thënë Demolli në “Epoka e re”.

Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së, në FAK do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht 10 vjet.