Transparencë në Arsim

Shpend Ahmeti thotë se të gjitha investimet që do të bëhen për vendet e punës në arsim, në Komunën e Prishtinës, do të merren pasi që të jenë dakorduar Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Drejtues i Shkollave.

Lajme

04/01/2014 16:33

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që nga java e ardhshme, për të gjitha investimet për vendet e punës në arsim, duhet marrë aprovimin e Këshillit të Prindërve, Këshillit Drejtues të Shkollës dhe Këshillit të Nxënësve.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook.

Ahmeti ka thënë se kjo gjë është bërë me qëllim të rritjes së transparencës.

“Me një vendim të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe më qëllim të rritjes së transparencës, prej javës që vjen, të gjitha investimet për vende pune në arsim do të bëhen me pjesëmarrje të Këshillit të Prindërve, Këshillit Drejtues të Shkollës, dhe Këshillit të Nxënësve (në shkollat e mesme)”.

“Po ashtu do të ftohen organizatat e interesuara të Shoqërisë Civile”, ka shkruar Shpend Ahmeti.