Transformimi mahnitës i qenit pothuajse të ngordhur

Stafi i Fondacionit të Kafshëve Tulsa gjeti Bella-në, një qen 1 vjeçar i cili tre javë më parë ishte gjetur duke ngrënë gjëra në një vend të braktisur.

Fun

08/02/2015 19:13

Leshi i qenit kishte filluar që të binte, brinjët i ishin shfaqur dhe dridhej sa herë që dikush e prekte atë. Gjendja e qenit ishte e tmerrshme; pas disa ditëve, kush e dinte se çfarë do të ndodhte?

Por, më pas, punëtorët e këtij Fondacioni punuan aq shumë sa që ky qen u transformua në diçka absolutisht të mahnitshme, transmeton Lajmi.net.

Qeni tani është shumë i bukur dhe në formë. Falë shpëtimtarëve të saj tani Bella është transformuar plotësisht.

Disa javë më parë ajo ishte e mbuluar me miza, kishte skuqje dhe plagë në trup, por tani ajo ka ndryshuar plotësisht. Thjeshtë e bukur!

Kjo tregon se sa larg dashuria mund të shkojë. Dhe ndërsa ne nuk mund t’i ndalojmë gjërat e këqija që të ndodhin, njerëzit zemër-gjerë gjithmonë do të jenë aty për të ndihmuar dikë.