Transformimi i mahnitshëm i qenit të braktisur i cili ishte në gjendje të mjerë (Video)
Kur ky qen – që pothuajse kishte ngordhur - u gjet në rrugët e Indisë, kishte një pamje të trishtueshme që ndoshta nuk e keni parë ndonjëherë më parë të ndonjë qeni.

Fun
Organizata ‘Animal Aid Unlimited’ erdhi dhe e shpëtoi qenin disa javë më parë, dhe e bëri që të jetojë përsëri.
Kur ai u gjet në një skaj të rrugës, qeni i shkretë po vdiste urie, i dehidratuar dhe nuk kishte pasur kontakt me ndonjë njeri për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.
Një zëdhënës i organizatës tha: “Ai ishte aq i lodhur dhe i shkatërruar”. Sapo qeni arriti në objektin e shpëtimit, ai filloi trajtime të ndryshme të infeksioneve dhe të ushqimit.
U deshën 10 ditë që lëkura e tij të shërohej, ku edhe filloi transformimi i tij i vërtetë. Rezultatet e transformimit të tij janë të pabesueshme. Shikojeni në videon më poshtë:
