Transformimi i madh i Liverpoolit: A e mbani mend formacionin e parë të Kloppit?

Ditën e premte Liverpool njoftoi se ka vendosur t’i vazhdojë kontratën trajnerit Jurgen Klopp, deri në vitin 2024.

Sport

14/12/2019 10:09

Gjermani mori drejtimin e Liverpool në vitin 2015, duke e zëvendësuar Brendan Rodgers.

Brenda katër viteve në Anfleid, Klopp ka arritur të transferojë në tërësi skuadrën e Liverpool, me transferime të qëlluara.

Loja e mirë, golat, presioni, spektakli janë disa nga tiparet e Liverpoolit të Jurgen Klopp, që sezonin e fundit fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon po shkon drejt triumfit të munguar prej vitesh, titullit të Premierligës.

Mediet në Angli pas nënshkrimit të kontratës së re të Klopp, kanë shkruar për transforimin e Liverpoolit përgjatë këtyre viteve.

Se si ka qenë formacioni i parë i Klopp te Liverpool, dhe si duket formacioni sot, mund ta shikoni në fotografitë e mëposhtme./Lajmi.net/

Formacioni i parë i Jurgen Klopp te Liverpool

Formacioni i Liverpoolit sot

/Lajmi.net/