Transferimi te Partizani? Përgjigjet Basha

15:49 | 24 Maj 2019

Migjen Basha ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te kampionët e Shqipërisë, skuadra e Partizanit.

Një fotografi me lojtarë të Partizanit kishte ngjallë dyshime se mesfushori i Kombëtares Shqiptare po iu bashkohet kampionëve, për t’iu ndihmuar në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në konferencë për shtyp me kombëtaren, Basha ka thënë se ka edhe një vit kontratë me grekët e Aris, dhe ajo kontratë do të respektohet.

“Dua të them që ai lajm që doli është rastësi. Bëmë vetëm një foto me çunat e Partizanit”, ka deklaruar fillimisht Basha, përcjell ‘lajmi.net’

“Nuk është asgjë e vërtetë. Kam 1 vit kontratë me Arisin. Klubi nuk më ka thënë që do largohem. Çdo lojtar ka qejf të luajë në Champions, por nuk mundem që unë të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin. Nuk mundem të them diçka më shumë”

“Nuk mund të them që kam dëshirë, kur kam edhe 1 vit me Arisin, se krijoj probleme. Nuk besoj se do vazhdojë bisedimet. Ka qenë vetëm një rastësi, që bëmë foto me çunat e Partizanit“./Lajmi.net/