Transferimi më i madh në futsall viteve të fundit është realizuar
Vite më parë, transferimet në futsall nuk kanë tërhequr shumë vëmendje, siç po bën tani Ricardo Felipe Da Silva, i njohur si Ricardinho.

Sport
Ricardinho njoftoi largimin e tij nga Inter Movistar në janar, por transferimi u realizua vetëm sot. Dhe tani, portugezi është zyrtarisht lojtar i skuadrës franceze të futsallit, ACCS Futsal Club.
34 vjeçari, i njohur si më i miri në botë në këtë sport, ka veshur fanellën e Inter Movistar për shtatë vite, gjatë së cilës kohë ka fituar pesë tituj, tri kupa, dhe dy herë Ligën e Kampionëve.
Nga 2010 deri në vitin 2018, Ricardinho është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë gjashtë herë, ndërsa dy vite më parë u bë kampion i Evropës me Portugalinë./Lajmi.net/