Transferimet + Conte: Inter konkurrent edhe për Ligën e Kampionëve me këtë formacion

Së fundmi po raportohet se skuadra e Inter do të nënshkruajë me trajnerin Antonio Conte, për ta zëvendësuar Luciano Spallettin.

Sport

20/05/2019 18:48

Kjo verë po pritet të jetë shumë produktive për Inter, të cilët po synojnë shumë transferime, për të përforcuar sidomos mbrojtjen dhe mesfushën.

Danilo i Manchester City pritet të jetë një nga transferimet. Ai do ta përforconte shumë krahun e mbrojtjes, pasi skuadra nuk do të vazhdojë me Cedric Soares.

Gjithashtu, Diego Godin me shumë gjasë do të veshë fanellën e Inter sezonin e ardhshëm, pasi është përshëndetur me Atletico Madrid.

Për mesfushën përmenden emra si Gundogan apo Ivan Rakitic, të dy me konkurrencë shumë të madhe në skuadrat e tyre, transmeton lajmi.net.

Njëri nga Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku mund t’i bashkohet ‘Zi kaltërve’, në rast se Icardi largohet.

Gjithë këto përforcime, në krye me Antonio Conten, do të përbënin një skuadër të rrezikshme. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin potencial të Inter, sipas ‘La Repubblicca’.

(3-5-2) Handanovic; Skriniar, de Vrij, Godin; Danilo, Rakitic (Gundogan), Brozovic, Nainggolan, Asamoah; Dzeko (Lukaku), Lautaro Martinez. /Lajmi.net/