Transferim i papritur: Granit Xhaka lë Arsenalin, kalon te Interi

Granit Xhaka është emri i ri për mesfushën e Interit.

Sport

12/04/2019 10:49

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, po kërkohet nga Inter.

Mediet në Itali raportojnë se drejtues të Interi kanë pasur takim me drejtues të Arsenalit, për të marrë informacione për Xhakën, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas Corriere Dello Sport, drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Krahas Xhakës, Interi ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini./Lajmi.net/