Transferi i ri i Man Utd pozitiv në COVID-19

Lojtari i ri i Manchester United Alex Telles ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Sport

29/10/2020 14:26

Ai arriti në Manchester United nga Porto në fillim të këtij muaji, por nuk luajti kundër Leipzig natën e kaluar, dhe tani dihet pse.

“Testi ishte pozitiv dhe ai ka qenë jashtë ekipit për disa ditë. Nuk ka asnjë simptomë dhe ne besojmë se do të jetë mirë”, tha Solskjaer, përcjell lajmi.net.

Telles arriti të luante një ndeshje me fanellën e United, kundër PSG.

Para Telles, vetëm një lojtar i United (Pogba) doli pozitiv për koronavirus më herët. /Lajmi.net/