Transferi i ri i Getafes debutoi në futbollin profesionist në moshën 32 vjeçare

Ai punoi si shofer kamioni, punëtor ndërtimtarie dhe instalues i kondicionerit për të mbështetur karrierën e tij amatore.

Sport

15/07/2019 17:57

Por pas 13 vitesh të punës së madhe dhe përkushtimit, Enric Gallego do të luajë në Ligën e Evropës këtë sezon pas nënshkrimit me Getafen.

Rrugëtimi i 32-vjeçarit ka qenë tejet i pabesueshëm, shkruan lajmi.net.

Gallego realizoi ëndrrën e tij për të luajtur futboll profesionist vetëm vitin e kaluar, kur bëri debutimin e tij profesional për ekipin e Segund Division, Extremadura UD, 31 vjeç e 11 muaj.

Para kësaj ai luajti për klubet amatore si Cornella, Premia dhe Alzamora.

Ai shënoi 15 gola në katër muaj për klubin, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira të Spanjës, përfshirë edhe Getafen që mbylli transferimin e tij. /Lajmi.net/