Trajneri me pagën më të vogël në Evropian
Anghel Iordanescu i Rumanisë, është përzgjedhësi me pagën më të vogël më kampionat Evropian.

Sport
Trajneri rumun, Anghel Iordanescu, përfiton më së paku nga të gjithë përzgjedhësit të cilët do t’i drejtojnë kombëtaret në “EURO 2016”.
Paga e tij vjetore te Rumania është 120 mijë euro, përcjell Lajmi.net nga Goal.
Iordanesku do ta drejtojë kombëtaren rumune pikërisht ndaj Shqipërisë, në xhiron e fundit të fazës së grupeve më 19 qershor.
Vlen të theksohet se Leonid Slutsky është përzgjedhës i përkohshëm i Rusisë dhe ai nuk ka pagë, mirëpo do të paguhet në bazë të performancës së skuadrës në Evropian.