Trajneri me tespih po bën mrekulli, e mposhti edhe Barcelonën

Kurban Berdiyev është emri më i përmendur aktualisht në futbollin rus. Trajneri i skuadrës Rostov po bën mrekullinë me skuadrën e tij. Me të marrë këtë skuadër si timonier, ai ka arritur të shënoi 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Sport

19/04/2015 16:33

Por ai nuk ia lë meritat vetvetes, aq sa tespihëve që i mbanë në duar. Në të gjitha ndeshjet ai shihet me tespihë në duar duke u lutur për skuadrën e tij.

“Besoj shumë në Allah, ai më ka sjellur këtu dhe po më ndihmon. Falënderoj lojtarët e mijë për angazhimin. Ne duhet të besojmë në zot dhe në vetvete” ka thënë Kurban Berdiyev, transmeton indeksonline.

Ky emër mund të jetë i paharruar edhe për tifozët e Barcelonës. Pikërusht Berdiyev e kishte mposhtur Barcelonën e Guardiolës midis “Camp Nou”, atëbotë sa ishte trajner i Rubin Kazan.

Berdiyev 1 Berdiyev 2