Trajneri malazez i Feronikelit bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Trajneri i ri i KF Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.

Sport

07/08/2019 17:12

Vukicevic ishte i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtorin Teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit.

Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish futbollistin dhe ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin. /Lajmi.net/