Trajneri kritikon Azemin
Trajneri i Greuther Gurth, Frank Kramer kritikon Ilir Azemin për aksidentin e rëndë që i ndodhi dhe shtron pyetjen: “Çfarë po bënte ai djalosh në atë kohë në rrugë?”.

Sport
Trajneri i Greuther Gurth, Frank Kramer ka thënë se Ilir Azemi bëri një gabim të madh në aksidentin që pësoi në trafik në mëngjesin e së enjtes.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës u përplas me një furgon dhe mori lëndime të cilat për fatin e mirë nuk e vejnë në rrezik për jetë.
Por, Kramer e kritikon atë për ngjarjen. “Iliri e ka bërë një gabim të madh, kjo është ajo që mund të them tani”, u shpreh Kramer për Abendblatt.
“Sigurisht se mund të shtrohet pyetja se çfarë po bënte ai djalosh në atë kohë në rrugë?”, shtoi tutje trajneri i Furthit.
Policia ende është duke hetuar rastin kurse të afërmit e Azemit kanë mohuar mundësinë që ai të kishte qenë i dehur.
Po ashtu, shoferi i furgonit nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe theksoi se është nisur kur në semafor sinjalizonte drita e gjelbër.