Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën

Florian Kohfeldt ka vazhduar me fjalë të mëdha për Milot Rashicën.

Sport

05/04/2019 13:29

Ylli nga Kosova ka shënuar një tjetër gol të bukur në fitoren e Werder Bremen kundër Schlake, fitore e cila u mundësoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Kohfeldt, për paraqitjet e Rashicës ka folur edhe sot (e premte), para ndeshjes në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach.

“Ai është shumë i vendosur dhe i gatshëm për të mësuar”, ka deklaruar Kohfleldt, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një djalë i këndshëm, i përmbajtur, i cili pasqyron sukseset e fundit dhe i klasifikon ato si duhet”.

“Unë nuk mund të shoh ndonjë ndryshim për të”./Lajmi.net/