Trajneri i Werderit: E dini çfarë po ndodh kur Miloti e godet topin

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka përshëndetur paraqitjen e Milot Rashicës në fitoren 0-2 ndaj Schalkes.

Sport

04/04/2019 10:05

Werder Bremen ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores 0-2 në udhëtim te Schalke.

Edhe në këtë ndeshje me paraqitje të mirë u vlerësua Milot Rashica, që shënoi edhe një gol të bukur.

“Epo, para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë”, ka nisur deklarata e Kohfeldt, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më pas ai ka vlerësuar paraqitjet e përfaqësuesit kosovar me ekip gjerman në këtë vit”.

“Milot ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë po ndodhë”, përfundoi ai./Lajmi.net/