Trajneri i Spanjës flet pas humbjes shokuese nga Rusia

Fernando Hierro është deklaruar pas eliminimit të Spanjës nga Kupa e Botës.

Sport

01/07/2018 20:30

Spanja dështoi të kualifikohej në çerekfinale, pasi u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Kroacia.

“Kemi ardhur këtu me ambicie dhe bashkëndjejmë me njerëzit tanë, ata që bënë gjithë këtë rrugë drejt Rusisë”, ka deklaruar Fernando Hierro.

“Nuk mendoj që mund të flisni për ekipin që thyhet ose kolapsohet. Ka një linjë të mirë midis fitores dhe humbjes”, ka shtuar ai.

Hierro tutje ka folur edhe për Andres Iniestan, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit në fanellën e Spanjës.

“Unë e përgëzoj me gjithë zemër njërin nga lojtarët më të mëdhenj në historinë tonë. Një profesionist i jashtëzakonshëm”.

“Mënyra si ai luajti kur hyri si zëvendësues, dukej sikur ishte ndeshja e tij e parë, dhe unë e falënderoj me gjithë zemër”./Lajmi.net/