Trajneri i Southampton e do me çdo kusht qëndrimin e Brojës: Do të bisedojmë me Chelsean

Trajneri i Southamptonit, Ralf Hasenhuttl ka folur sërish për bomberin shqiptar, Armando Broja.

Sport

15/01/2022 08:40

Sulmuesi shqiptar realizoi njërin nga katër golat e skuadrës së tij të fitores 4-1 të klubit në mesjavë ndaj Brentford.

Me golin e realizuar, askush tani nuk ka relizuar më shumë gola për klubin e Southampton në Premierligë këtë sezon.

Hasenhuttl po shpreson që klubi të gjejë një zgjidhje në mënyrë që ta mbajnë atë edhe për vite të tjera.

“Do të gjejmë bisedën e duhur me lojtarin, agjentët, klubin. Çfarë duan ata, çfarë duan Chelsea”, shtoi Huttl.

“Semmens (pronari) është në kontakt të ngushtë me Marinën dhe ata do të gjejnë bisedat e duhura”, ka deklaruar trajneri austriak. /Lajmi.net/