Trajneri i Sllovenisë me fjalë të mëdha për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, e sheh Kosovën si një ekip me shumë zemër dhe cilësi.

Sport

04/03/2020 09:11

Kosova dhe Sllovenia do të takohen në Ligën e Kombeve, pasi janë në grupin 3 në Ligën C, së bashku me Greqinë dhe Moldavinë.

Në shortin e hedhur të martën në Amsterdam, u përcaktuan grupet për sezonin e dytë në Ligën e Kombeve.

“Grupi është konkurrues. Të gjitha skuadrat do ta kërkojnë vendin e parë. Pozita e favoritit i takon Greqisë, ndërsa Kosova tregoi cilësi dhe zemër në ciklin e fundit kualifikues për ‘EURO 2020’”, tha Kek, pas shortit në Amsterdam.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet më 10 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/