Trajneri i ShBA për ndeshjen ndaj Iranit: Fitojmë ose shkojmë në shtëpi

Trajneri i ShBA-së, Gregg Berhalter ka folur para ndeshjes së fundit në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës ndaj Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e nisën mirë Botërorin, pasi barazuan 1:1 ndeshjen e parë ndaj Uellsit. Më pas me barazim vazhduan edhe ndaj anglezëve, kur në takim e dytë të grupit…

Sport

28/11/2022 16:13

Trajneri i ShBA-së, Gregg Berhalter ka folur para ndeshjes së fundit në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e nisën mirë Botërorin, pasi barazuan 1:1 ndeshjen e parë ndaj Uellsit.

Më pas me barazim vazhduan edhe ndaj anglezëve, kur në takim e dytë të grupit B u ndanë 0:0.

ShBA tashmë kanë edhe testin e tyre të fundit, Iranin që cilësohet si ‘jetë a vdekje’.

Ndërsa shumë skuadra kanë ende opsione të shumta për të kaluar në fazën eliminatore të turneut, përfshirë Iranin, amerikanëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të marrin tre pikët që vijnë me fitore.

“Kjo vendos ndeshjen tonë të parë me eliminim direkt në Kupën e Botës,” tha trajneri i SHBA-ve, Gregg Berhalter.

“Ne fitojmë ose do të jemi jashtë Kupës së Botës.

Sa herë që jeni në një Kupë Bote dhe mund të shkoni në ndeshjen e fundit në grup duke kontrolluar fatin tuaj, kjo është një gjë shumë e mirë”, përfundoi ai.

Takimi Iran – ShBA luhet nesër me fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/