Trajneri i PSG zbulon gjithçka për Neymar

Thomas Tuchel thotë se e ka ditur dëshirën e Neymar për të lënë Paris Saint-Germain përpara fillimit të Kupës së Amerikës.

Sport

17/07/2019 08:05

Ylli i Brazilit ka qenë në qendër të spekulimeve në javët e fundit mes raporteve që nuk është i kënaqur në kryeqytetin francez.

Një shtytje për këto spekulime erdhi nga vetë lojtari i cili mungoi në fillimin e stërvitjeve para-sezonale, diçka që klubi dënoi pavarësisht se babai i Ney deklaroi se mungesa ishte justifikuar, përcjell lajmi.net.

“Unë jam gjithmonë i zhgënjyer kur një lojtar kthehet vonë. Por është e qartë mes nesh, tani është mes klubit dhe Ney. Ne punojmë së bashku”, tha Tuchel për RMC.

“A e di se ai donte të largohej? Po, e kuptova para Kupës së Amerikës, por është diçka mes klubit dhe Neymar”.

“Unë jam i gatshëm për gjithçka. Duhet të jemi fleksibël, nuk flasim rreth kësaj me të, jam i qetë. Është një gjë për klubin, nuk ndërhyj, nuk është tema ime”, potencoi trajneri i kampionëve të Ligue 1. /Lajmi.net/