Trajneri i Prishtinës, Malinkov: I uroj fitoren Pejës, na mundi një skuadër më e mirë

Trajneri i Sigal Prsihtinës, Lupço Malinkov ka folur për diskualifikimin nga çerekfinalja e Play Off-it nga Peja.

Sport

23/04/2021 19:02

Peja kishte triumfuar me rezultatin 100-83, ku arritën të kualifikohen në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Malinkov deklaroi pas ndeshjes se mbrojtja nuk ishte në nivel në këtë takim dhe kjo i kushtoi ndeshjen, më tej trajneri i Prishtinës theksoi se Peja thjeshtë ishte skuadër më e mirë se Sigal Prishtina dhe për këtë gjë i ka uruar pejanët për fitoren e tyre.

“Përse e humbëm këtë ndeshje? Kemi pranuar 100 pikë, 15 fillimisht, në dy pjesët mbrojtja ishte tejet e dobët”, tha fillimisht ai.

“Në fazën ofansive ishim mjaftueshëm të mirë, 83 pikë, por mbrojtja nuk ishte në nivel sot”, shtoi ai.

“Në pranuam shumë pikë, shembull nga Walters, i cili është një basketbollist shumë cilësor, por pastaj ata arritën të shënojnë me tre pikësh dhe kjo gjë shkaktoi humbjen tonë”, tha Malinkov.

“Në fund dua të uroj Pejën për lojën e mirë që bënë, na mundi një skuadër më e mirë dhe iu uroj fitoren”, përfundoi Lupço Malinkov./Lajmi.net/