Trajneri i njohur: Kam refuzuar Barcelonën
Ronald Koeman ka thënë se ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Barcelonën, për të mbetur i fokusuar te Kombëtarja e Holandës.
Sport
Holandezi, i cili kaloi gjashtë sezone te Barcelona si lojtar, ka thënë se i është ofruar posti i trajnerit për të zëvendësuar të shkarkuarin Ernesto Valverde.
Barcelona pas refuzimit të Koeman, ka zgjedhur ish trajnerin e Real Betisit, Quique Setien.
I pyetur nëse i është ofruar mundësia për të drejtuar gjigantët katalan, Koeman është përgjigjur: “Po. Por unë thash ‘jo’, sepse jam me ekipin kombëtar”, përcjell lajmi.net.
Koeman, 56 vjeçar, ka rikthyer në nivelet më të larta Holandën gjatë kohës së tij, duke i ndihmuar të të rikuperohen pas disa sezonesh zhgënjyese./Lajmi.net/