Trajneri i Newcastle tregon nëse do ta transferojnë Xhakën

Granit Xhaka është lojtari me vëmendjen më të madhe në Premierligë.

Sport

08/11/2019 21:47

Anëtari i Arsenal ka pasur disa probleme me tifozët e skuadrës së fundmi, duke humbur kështu edhe shiritin e kapitenit.

Pas këtyre problemeve, së fundmi është raportuar për interesimin e Newcastle për mesfushorin. Disa fjalë lidhur me këtë punë ka thënë edhe Steve Bruce, trajneri i Newcastle.

“Granit Xhaka? Shikoni, unë jam këtu vetëm tash e dy javë dhe unë jam lidhur me 42 lojtarë, kështu që nuk do të komentojë asgjë” ka thënë Bruce, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtar shumë i mirë” ka shtuar tutje trajneri.

Interesim për Granit Xhakën ka edhe nga Serie A, nga skuadrat e qytetit të Milanos. /Lajmi.net/