Trajneri i Malit të Zi e konsideron shumë të rëndësishme ndeshjen kundër Kosovës

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e qershorit.

Sport

23/05/2019 16:41

Mali i Zi në më 7 qershor pret në Podgoricë Kosovën, ndërsa tre ditë më vonë udhëton për t’u takuar me Republikën e Çekisë.

Ljubisa Tumbakovic  në konferencë për shtyp ka thënë se për këto dy ndeshje Mali i Zi do të mundohet të përgatitet sa më mirë, duke i cilësuar përballjet ndaj Kosovës dhe Republikës së Çekisë shumë të rëndësishme.

“Në qershor na presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, së pari me Kosovën në shtëpi e më pas në udhëtim me Republikën Çeke”, ka deklaruar trajneri i Malit të Zi

“Do të mundohemi që për këto ndeshje ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, për të dalë sa më mirë në këto dy ndeshje”, përfundoi Tumbakovic./Lajmi.net/