Trajneri i Lille lavdëron Zhegrovën pas golit të shënuar
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte vendimtar në fitoren e Lille përballë Le Havre. Sulmuesi shënoi një super gol duke e ndihmuar Lille të marr tri pikë të plota në Ligue 1. Lille mposhti Le Havre me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë. Zhegrova, i cili ishte në formacionin fillestar në këtë ndeshje…

Sport
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ishte vendimtar në fitoren e Lille përballë Le Havre.
Sulmuesi shënoi një super gol duke e ndihmuar Lille të marr tri pikë të plota në Ligue 1.
Lille mposhti Le Havre me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë.
Zhegrova, i cili ishte në formacionin fillestar në këtë ndeshje shënoi në minutën e 40-të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës franceze.
Pas paraqitjes së mirë Zhegrova është lavdëruar edhe nga trajneri i klubit, Paulo Fonseca.
“Është e vërtetë, për momentin kemi nevojë për lojtarë si Edoni. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij, jo sepse ai shënoi një gol, por sepse ai po bën një punë të mirë dhe në mbrojtje. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij në këtë nivel”, tha ai.
Megjithatë Fonseca ka theksuar se reprezentuesi i Kosovës ka ende nevojë për punë që të mund të luaj rregullisht.
“Ai po përmirësohet, por duhet të përmirësohet ende për të luajtur. Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për momentet sulmuese. Ne kemi nevojë për lojtarë që dinë edhe të mbrojnë. Edoni po përparon në këtë, ai ndihmoi ekipin dhe për mua kjo është më e rëndësishme se goli i tij, edhe nëse është një gol i madh”, tha tekniku.
Për sulmuesin Kosovar kjo ishte gola e parë në ligën franceze për këtë sezon./Lajmi.net/