Trajneri i Leicester ‘shuan ëndrrën’ e top-ekipeve evropiane

Brendan Rodgers ka thënë se nuk do të ketë asnjë shitje në janar, mes raporteve të interesit të Chelseat dhe Manchester Cityt për disa nga yjet e tij të Leicester.

Sport

12/12/2019 18:41

Leicester janë në vendin e dytë dhe në garën të fortë për titull, gjashtë pikë përpara City, edhe pse tetë pas udhëheqësve të Premierligës, Liverpool.

‘Dhelprat’, kampionë nën Claudio Ranieri në edicionin 2015/16, takohen me Cityn dhe Liverpoolin në hapësirën e dy ndeshjeve përgjatë periudhës festive, përcjell lajmi.net.

“Askush nuk do të largohet në janar. Në mënyrë kategorike”, tha Rodgers në konferencë për shtyp.

“Jam i sigurt nëse flasim [për hierarkinë], ata do të kenë të njëjtin mesazh. Unë flas rregullisht me Jon Rudkin [drejtor i futbollit] dhe presidentin [Khun Aiyawatt Srivaddhanaprabha]”.

“Është shumë e qartë që ne duam ta mbajmë këtë skuadër së bashku. Ne duam të sigurohemi që ata të qëndrojnë përtej janarit”. /Lajmi.net/