Trajneri i Leicester, Rodgers konfirmon se ishte me koronavirus

Brendan Rodgers ka konfirmuar se ka qenë i prekur me koronavirus.

Sport

29/05/2020 16:22

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers, ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij të fundit, lidhur me pandeminë Covid-19.

Dikur njeriu që drejtonte stolin e Liverpool, ka  konfirmuar se ishte prekur nga Covid-19, porse tash e ka tejkaluar krejtësisht.

“Unë dhe gruaja ime e kemi pasur virusin sapo sezoni përfundoi. Një javë më vonë, unë fillova të kisha probleme, nuk shijoja as ushqimet”, ka thënë Rodgers, transmeton lajmi.net.

“Nuk kisha fuqi, kisha shumë vështirësi, njësoj vuante edhe gruaja ime. U testuam dhe të dy rezultuam pozitiv. Mezi ecja”, ishin fjalët e trajnerit.

“Më kujtonte ngjitjen në malin e Kilimanxharo, sa më lart ngjitesh, aq më shumë vështirësohet frymëmarrja”, tha mes tjerash trajneri.

Më parë nuk ka qenë e ditu se Rodgers ishte prekur me Covid. Leicester nuk njoftonte një gjë të tillë. /Lajmi.net/